Një aksident ka ndodhur në Berat ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. 22-vjeçari Dj. L., duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Audi”, që e drejtonte F. L. Drejtuesi i motomjetit ëhtë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Ngjarja ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.