Në një dalje për mediat, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se PS dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për 21 Janarin, pas publikimit të një audiopërgjimi, i cili zbulon një komunikim të drejtuesve të gardës. Po ashtu ai bëri me dije se do të kallëzohet penalisht edhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha, ish-komandati i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe i gjithë zinxhiri komandues i Gardës. “Sot do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore….”-tha Manja.