Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat nga Currilat në Durrës, ka folur për aferën korruptive në realizimin e punëve publike. Hysaj tha se investimi 2 mln dollarësh në Kodër-Currila është i dështuar. Deklarata e PD: Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit. Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi aferën korruptive në Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave. Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.   Disa nga pikëpyetjet per kete projekt: Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ? Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie, qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “? Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.? A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë? Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës… Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter. Ky Investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës. Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.