Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS i pyetur nga gazetarët lidhur me aferën e inceneratorëve, u shpreh se qytetet duhet të vazhdojnë të pastrohen. Më tej ai shtoi se kush ka përfituar me të padrejtë ose është i përfshirë në afera korruptive duhet të dalë para ligjit. “Qytetet duhet të vazhdojnë të pastrohen. Nuk ka asnjë dyshim që trajtimi i mbetjeve në mënyrë të integruar të vazhdojë. Unë nuk e gjej me vend pyetjen se nëse duhet të vazhdojë trajtimi i mbetjeve. Kush ka përfituar me të padrejtë, ose është përfshirë në një formë apo në një tjetër në afera duhet të japë përgjegjësi para ligjit. Kuvendi i Shqipërisë si rrallëherë ka bërë një hetim parlamentar ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë vetë prezent në të tre impainetet e trajtimit të mbetjeve dhe do ju bëja apelin që ta lexonit raportin”-tha ai.