Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional. Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara, transmeton Telegrafi. Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë. Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj…
Cilat janë përfitimet: Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin. Gishti i madh Organet: organet e stomakut Emocionet: depresioni dhe ankthi Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi. Gishti tregues Organet: veshkat dhe fshikëza Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje. Gishti i mesëm Organet: mëlçia dhe vreri Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke. Gishti i unazës Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë. Gishti i vogël Organet: zemra dhe zorra e hollë Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.