Një sasi e madhe tritoli është vënë në banesën e një qytetari në Tiranë, ndërkohë që lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga vetë policia e kryeqytetit. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se për fat nuk ka dëme në njerëz, por grupi hetimor kur ka nisur hetimet është shtangur kur ka marrë vesh se në fakt personi i shënjestruar nuk kishte të bënte fare me atë histori. Verifikimet e shumta që janë bërë për të zbardhur ngjarjen kanë bërë të mundur marrjen e dëshmisë së një sërë personash, të zotit të banesës, i cili ishte aty me qira, bashkë me familjen e vet si dhe fqinjët e tij. Por policia kur ka mësuar se bëhet fjalë për një të ri që punon në ndërtim, atëherë ka nisur kërkimet për personin që rezulton të jetë edhe pronari i banesës. Nga dëshmitë e dhëna edhe nga fqinjët e të riut saktësohet personi nuk kishte probleme dhe se ishte familjarë i rregullt. Hetimet kanë shkuar më tej, ndërkohë gjithë zona është pa kamera sigurie dhe ka qenë e pamundur të haset ndonjë gjurmë e personit apo personave që kanë vënë lëndën plasëse. POLICIA Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në verandën e banesës së marrë me qira të shtetasit të identifikuar si Demir Cara, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se është hedhur rreth 30 gramë tritol. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, në afërsi të lumit. Bëhet me dije se personi që kishte marrë me qira shtëpinë është punëtor ndërtimi dhe nuk ka precedent të mëparshëm kriminal. Dyshimet bien se shpërthimi mund të jetë në lidhje me pronarin e banesës. Ende e paqartë se si ka ndodhur e gjithë ngjarja pasi zona nuk ka as kamera sigurie. Sipas të dhënave në katin e parë jeton prej më shumë se një 1 viti familja e Demir Carës e ndërsa në katin e dytë nuk ka persona. Sipas fqinjëve nga shpërthimi i lëndës plasëse banesa në fjalë pësoi dëmtime, e ndërsa për sa i përket familjes Cara të gjithë e njohin pa probleme. “Nuk ka pasur probleme, banonte prej gati dy vitesh”, tha ai. Cara është shoqëruar në komisariat duke rrëfyer të gjithë ngjarjen ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj. Nga të dhënët mësohet se edhe e zonja e shtëpisë nga vendi ku jeton ka dhënë dëshmi për policinë duke mohuar që ajo vetë të kishte probleme. Por policia tashmë e ka të qartë se cilën pistë do të ndjekë për të shkuar tek autorët e atij sulmi të frikshëm.