Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Gjermani pasi u kapën në flagrancë teksa po tentonin për të vjedhur një banesë. Sipas mediave gjermane, dy autorët e dyshuar u arrestuan në Obercatrop. Një dëshmitar vuri re një elektrik dore të ndezur në një ndërtesë banimi në Breckenstrasse rreth orës 19:00 dhe thirri policinë. Kur oficerët mbërritën, një person u hodh nga dritarja dhe u përpoq të ikte. Menjëherë pas kësaj, një person i dytë doli me vrap nga shtëpia, i cili më pas u fsheh aty pranë, por pa sukses sepse të dy janë arrestuar. Dy burrat, 35 dhe 40 vjeç, të cilët nuk jetojnë në Gjermani, janë dërguar në komisariat. Ata kishin me vete mjetet e “punës” dhe sendet e vjedhura. Policia dyshon se ata të dy mund të jenë përfshirë edhe në një vjedhje në Bochumer Strasse në të njëjtën ditë.