Zjarr në një banesë në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arben Broci”, në banesën e shtetases I.Ll. Ndërkohë me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur edhe shuarja e flakëve, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Njoftimi: Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll. Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.