Një person në Francë ka humbur jetën pasi është qëlluar nga policia e vendit në kryeqytetin Paris. Mediumet franceze raportuan se policia shkoi në lagjen e 11-të të Parisit pas raportimit se një burrë ecte me armë. Policia ka hapur zjarr ndaj të dyshuarit pasi ka drejtuar armën drejt tyre. Personi është goditur me 4 plumba në gjoks. Megjithatë, burime ligjore kanë theksuar se i ndjeri nuk i ka thënë asgjë policisë por është dukur kërcënues dhe se arma që mbante ka qenë false. Identiteti i personit ende nuk është përcaktuar, ndërkohë që për incidentin ka nisur një hetim./AA