kodheli

Mimi Kodheli është një prej emrave të qeverisë së 4 viteve që lamë pas, që nuk është përfshirë në kabinetin “Rama 2”. Ditën e sotme, Kodheli ka mbajtur fjalën e fundit si ministre e Mbrojtjes, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Në fjalën e saj, Kodheli bëri një përmbledhje të punës së bërë në Ministrinë e Mbrojtjes në këto 4 vite, si dhe shprehu falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Ajo çka ra në sy, ishin emocionet që shoqëruan fjalën e ministres Kodheli, gjë që ndihej edhe në zërin e saj.