Nëse dëshirojmë të kemi një alternativë për t’iu ofruar të afërmve, fqinjve dhe miqve në Bajram dhë në festa të tjera, po ashtu t’iu ofrojmë fëmijëve tanë një pije natyrale që të mos ketë përzierje acidi, le të provojmë njërën prej recetave të mëposhtme:

image (3)

Receta 1

Përziejmë në një enë lëngun e portakallit, ananasit dhe të kivit. Përgatisim në formë pureje një ftua të ndarë në katër pjesë, një kajsi të thatë dhe një luleshtrydhe (nëse është e mundur reçel luleshtrydheje) dhe një degë mendër të freskët. Mbi të hedhim lëngun e frutave që kemi përzier më para. Nëse duam të freskohemi edhe më shumë bëjmë servis duke shtuar disa kubikë akulli.

image (4)

Receta 2

Përziejmë në një enë lëngun e portakallit me lëngun e pjeshkës. Nga ana tjetër përgatisim dy molla të qëruara, fik të thatë dhe një gotë çaji pikmez dhe e sjellim masën në trajtën e puresë me anë të një mikseri. Mbi masë hedhim përzierjen e lëngjeve të frutave që përgatitëm më para. Nëse dëshirojmë mund ta ftohim masën me disa kubikë akulli

image (5)