Fundoset anija me refugjatë nga Arakani, se paku 19 gra dhe fëmijë janë mbytur

Në lumin Naf në Arakani si pasojë e fundosjes së një anije janë mbytur të paktën 19 persona, gra dhe fëmijë, të cilët ishin duke ikur nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke u përpjekur të kalonin në Bangladesh.

Burime zyrtare të policisë të qytetit bëjnë me dije se janë gjetur trupat e mbytur të dhjetë fëmijëve dhe nëntë grave në anijen e fundosur në Gjirin e Bengalit. Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Të martën, në lumin Naf në fundosjen e një varke me refugjatë humbën jetë katër persona.