The Arkema Inc plant in Crosby, Texas, (pictured) is set to explode, though the timing of the explosion and the extent of the danger weren't immediately clear, according to a spokesperson for the French company

Dy shpërthime janë dëgjuar pranë një fabrike kimike jashtë Hjustonit, disa orë pasi një zëdhënës paralajmëroi se një shpërthim gazi ishte i afërt.

Shpërthimet ndodhën në uzinën e Arkema Inc në Crosby të Teksasit. Kur gjeneratorët e saj rezervë u fikën, uzina mbeti pa energji dhe temperatura nuk mundi të mbahej më nën kontroll.

Zyrtarët e emergjencës kanë raportuar se dy shpërthime janë dëgjuar dhe se është parë tym i zi duke dalë nga fabrika “Arkema” në Crosby.

Burime nga zyra lokale thanë se të paktën një oficer u dërgua në spital pas shpërthimit dhe 9 të tjerë gjithashtu u nisën për të marrë ndihmë mjekësore

Gjatë reshjeve të mëdha të shiut të shkaktuara nga uragani “Harvey”, fabrika kimike “Arkema” humbi aftësitë për t’i ftohur përbërësit kimik të cilët duhet të mbahen të ftohur.

Kompania ka thënë më hëret se nuk ka mundësi të parandalohet shpërthimi.

Zjarri që do të shkaktohet nga shpërthimi pritet të përfshijë vetëm zonën brenda fabrikës, ndërsa banorët janë evakuuar tashmë në një sipërfaqe prej 2.4 kilometra përreth fabrikës si masë parandaluese.

Punëtorët e fundit në fabrikë janë evakuuar të martën.

Administrata Federale e Aviacionit e ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve afër fabrikës.