operacioni

Policia e Tiranës ka zhvilluar dy operacione anti-drogë duke arrestuar disa persona si pjese e grupeve te strukturara qe merren me tregtimin e drogave te forta ne vend.

Në dy operacionet janë  sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1100 dollarë, 52000 lek të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.

6 persona në praga gjatë dy operacioneve.

Në operacionin e parë të koduar "BISS", janë arrestuar  4 shtetas dhe konkretisht :

- Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.

- Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

- Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.

- Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.

Arresitmi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr."Kongresi i Manastirit", në mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega,  në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në operacionin e dytë policor të koduar "TRANTER", kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve  janë arrestuar  2 shtetas :

- Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.

 -Vladimir Ademi, 37 vjeç,  banues  në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip  "Audi" janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në operacionin e parë policor "BISS", janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

- Automjeti tip "Volksëagën".

- 1 peshore elektronike.

- 6 telefona celularë.

Në operacionin e dytë policor "TRANTER" të zhvilluara janë sekuestruar në total :

- 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

- Automjet tip "Audi".

- 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.

-  2 telefona celularë.

- 12 fishekë arme zjarri model 54.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale "Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim", neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale " Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim"   "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak" dhe "Fallsifikim i monedhave",  nenet 283/2,  279  dhe 183 të Kodit Penal.